INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Disa drita misterioze shfaqen në Hënë, shkencëtarët duan të zbulojnë fenomenin

Publikuar më: 12:18 04-06-2019

Shumë fenomene që ndodhin në sistemin diellor mbeten mister për shkencëtarët. Për vite me radhë, shkencëtarët kanë vërejtur drita të shkurtra që shfaqen në sipërfaqen e Hënës disa herë në javë. Por deri tani askush nuk e di saktësisht se çfarë po i shkakton ato.

Së fundmi shkencëtarët e Universitetit Julius-Maximilians Würzburg në Gjermani do të përdorin një teleskop hënor dhe kanë caktuar një ekip të cilët do të vëzhgojë aktivitetin e Hënës çdo natë. Ata shpresojnë se në këtë mënyrë do të kuptojnë këto fenomene të çuditshme dhe do ti japin një shpjegim.

Teleskopi do të qëndrojë afërsisht 100km në veri të qytetit Sevile në Spanjë, pasi në këtë qytet moti është i qëndrueshëm çka e bën më të lehtë vrojtimin e hënës. Teleskopi do të regjistrojë gjatë gjithë kohës Hënën dhe kur kamerat të kapin drita, do të ruajë xhirimet dhe do t’ja dërgojnë ekipit.

Dritat që shfaqen në sipërfaqen e hënës shkencëtarët i quajnë "fenomene të përkohshme hënore". Sipas tyre një shpjegim mund të jetë që kur lëviz sipërfaqja e hënës, grimcat që reflektojnë rrezet e Diellit lëvizin nga brendësia e Hënës dhe mund të shkaktojnë fenomene të ndritshme, disa prej të cilave zgjasin për orë të tëra.

Gjithsesi deri tani ekzistojnë disa shpjegime që shkencëtarët i japin këtyre fenomeneve, por asnjëri nuk është vërtetuar. Kayal, një nga pjesëtarët e ekipit që do të studiojë Hënën është shprehur se ''fenomenet hënore të përkohshme'' kanë ekzistuar që në vitin 1950, por nuk janë studiuar mjaftueshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0038671493530273