INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dikur nuk flisnin, tani Anxhelina dhe Beatrix shihen duke festuar krah Neymar dhe Mbappe! Ja FOTOJA që po bën xhiron e rrjetit

Dikur nuk flisnin, tani Anxhelina dhe Beatrix shihen duke festuar krah Neymar dhe Mbappe! Ja FOTOJA që po bën xhiron e rrjetit

Publikuar më: 14:33 04-11-2019

Një vit më parë kushërirat Beatrix Ramosaj dhe Anxhelina Hadërgjonaj filluan një konflikt mes tyre, si rrjedhojë e të cilit ndaluan së ndjekuri njëra-tjetrën dhe në rrjete sociale, ku dikur bënin namin me fotot e tyre.

Siç u tha në media të ndryshme, arsyeja e konfliktit mes tyre, ishte shoku i ngushtë i Anxhelinës, grimieri Ariel. Sipas tyre, Beatrix i kishte kërkuar Arielit që ta ndihmonte me karrierën në Amerikë dhe Anxhelinës nuk i kishte pëlqyer kjo për shkak të xhelozisë. Por tashmë këto thashetheme janë lënë pas dhe vajzat tashmë po shihen shumë në shoqërinë e njëra-tjetrës.

Beatrix Ramosaj dhe Anxhelina Hadërgjonaj ndodhen në Francë aty ku duket se po e shijojnë në maksimum udhëtimin së bashku.

Mbrëmjen e kaluar, vajzat kanë shkuar në një festë me rastin e Halloween-it, të mbajtur në një ndër hotelet më luksoze të Parisit, ku është vënë re se mes shumë personazheve kanë qenë edhe dy futbollistët e njohur Neymar dhe Mbappe.

Me këtë rast vajzat kanë përfituar edhe për të bërë një pozë dhe PO janë ata.

Screenshot_14.jpg

wert.png

5678.png

Article Logic
Execution time: 0.0035979747772217