INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dikur e bëri të famshme, sot ajo e lë ‘’në mes të katër rrugëve’’! Ylli i showbizz-it braktis...[FOTO]

Dikur e bëri të famshme, sot ajo e lë ‘’në mes të katër rrugëve’’! Ylli i showbizz-it braktis...[FOTO]

Publikuar më: 11:41 20-09-2018

Kemi dëgjuar histori të ndryshme kur një person është bërë i famshëm nga ndihma e figurave publike, por ja që nuk mungojnë edhe rastet kur personi që ndihmohet harron dhe braktis personat që i dhanë spunto në fillimet e tij.

Chiara Ferragni aktualisht është një biznesme goxha e njohur dhe një blogere nga më të famshmet e hapësirës rozë.

Sipas raportimit të medieve ndërkombëtare, bloggerja më e njohur në Itali, ka shkarkuar Riccardo Pozzoli-n nga bordi drejtues i ‘Tbs Crew’ që menaxhon blogun e saj “The blonde salad” dhe e ka zëvendësuar me dikë tjetër.

Po të ndjekim një retrospektivë të thjeshtë, Pozzoli është ish- i dashuri i Chiara-s, personi i cili e ka bërë të famshme në botën e yjeve.

Epo ja që ndodh edhe kështu! Mosmirënjohja nuk mungon edhe në botën e yjeve të showbizz-it./intv.al/

dy3.jpg

 

cfh3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036239624023438