INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Digjet lokali i biznesmenit që denoncoi skandalin e pronave në bregdet

Digjet lokali i biznesmenit që denoncoi skandalin e pronave në bregdet

Publikuar më: 13:19 30-05-2018

Gjatë natës një lokal në zonën e njohur si 'Rana e Hedhun' është djegur.

Sipas njoftimit të policisë biznesi është në pronësi të Pjetër Perlës.

Perla nuk është një emër i panjohur pasi kohë më parë denoncoi skandalin për tjetërsim të pronave në këtë zonë.

Hetimi i parë për skandalin e tjetërsimit të pronave në Shëngjin ka nisur pas denoncimit në shtator të vitit 2017 të shtetasit Pjetër Prela, i cili ka pretenduar se i është tjetërsuar sipërfaqja prej 234,548 m2 tokë në zonën bregdetare të Shëngjinit.

Skandali me tokat që denoncoi Prela

Pjeter Prela eshte personi që denoncoi skandalin e tjetërsimit të pronave që solli edhe arrestimin e kryebashkiakut Frrokaj, ndërsa më pas u lirua për të vijuar hetimet në gjendje të lirë. Pjetër Prela, i cili me vendim gjykate rezulton pronar i sipërfaqes së tokës, kishte vërejtur në zyrën e regjistrimit të pronave, se në fakt ai nuk ishte më pronar i saj në një kohë kur nuk kishte bërë shitjen e saj.

Në kallëzimin e Prelës, thuhet se ai është një nga trashëgimtarët e ligjshëm të të ndjerit Gjergj Mark Prela, për të cilin Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Qarku Lezhë, me anë të vendimit nr. 28, datë 19.09.2011, ka vendosur: T’u njohë trashëgimtarëve ligjorë të të ndjerit Gerjgj Mark Prela.

Gjithashtu, Pjetër Prela në kallëzimin e tij në Prokurorinë e Përgjithshme, shprehet se pasuria e cila u është kthyer nga Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, është ndarë nga trashëgimtarë ligjore të të ndjerit Gjergj Mark Prela dhe pjesa takuese e tij me sipërfaqe prej 14 504 m2 është regjistruar në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pronave të Paluajtshme Lezhë.

Në vijim, kallëzuesi shprehet se ngjitur me pasurinë e tij, persona të ndryshëm me dokumente të falsifikuara kanë bërë regjistrimin e një sipërfaqeje toke, e cila është shkëmb dhe rërë duke e paraqitur si tokë “arë” dhe e kanë regjistruar në Hipotekën e Lezhës në një kohë që toka është rërë dhe shkëmb.

Regjistrimi i kësaj toke është bërë në kundërshtim me ligjin dhe për këtë arsye, duke qenë se nga ky veprim cenohen interesat e tij të biznesit, gjithashtu cenohen dhe interesat e shtetit, ky shtetas ka kërkuar verifikimin e këtij rasti.

Article Logic
Execution time: 0.0034089088439941