INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhurojini vetes dhe katërputroshit tuaj një fundjavë ndryshe [VIDEO]

Dhurojini vetes dhe katërputroshit tuaj një fundjavë ndryshe [VIDEO]

Publikuar më: 15:53 22-04-2018

Një aktivitet ndryshe që do i japi ngjyra fundjavës së kafshëve shtëpiake dhe pronarëve të tyre ishte ky që po organizohet ditën e sotme nga Green Line Albania në bashkëpunim me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit, Bashkia Tiranë.

Ky është edicioni i dytë që Tirana mirëpret një aktivitet të tillë ku qëllimi kryesor është ndërgjegjësimi dhe edukimi i komunitetit për mbrojtjen dhe kujdesin që duhet të tregojnë ndaj kafshëve shtëpiake por jo vetëm.

Ndër të tjera gjatë aktivitetit të sotëm që do vijoj deri në orën 19.00 do organizohen dhe disa aktivitete për qentë kur mes tyre do jetë dhe një konkurs.

Konkursi do finalizohet me tre çmime për secilën kategori:

a) "Qeni më i Zgjuar" do të përzgjidhet ai qenush i cili tregon zgjuarsi, besnikëri dhe ju bindet komandave

b) “Qeni më i Bukur” do të përzgjidhet ai qenush që ka gradë Pedigree më të lartë

c) “Veshja më Trendy” do të përzgjidhet veshja e stiluar nga vetë ju për qenushin tuaj

E nëse s'jeni bërë pjesë e aktiviteti jeni ende në kohë për ju bashkuar... Mjafton të merrni mikun tuaj katërputroshin dhe të niseni drejt Kopshtit Zoologjik.

 

Article Logic
Execution time: 0.0027058124542236