INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhurata qindra mijëra dollarëshe që Kanye bëri për 40 vjetorin e Kim-it

Dhurata qindra mijëra dollarëshe që Kanye bëri për 40 vjetorin e Kim-it

Publikuar më: 19:25 31-10-2020

Kim K festoi ditëlindjen e saj të 40 në një mënyrë që vetëm bilionerët mund ta bëjnë. Ajo ftoi familjarët dhe 30 miqtë e saj më të ngushtë në një ishull privat të Tahitit dhe llogaritet se kjo festë i ka kushtuar yllit televiziv mbi 2 milion dollar.

Të shumtë kanë qenë njerëzit që e kanë kryqëzuar Kim-in për shpenzimet e tepërta në një kohë pandemie. Mbase edhe ju e keni kritikuar, por ajo që do ju ngrohi vërtet zemrat është dhurata që Kanye i ka bërë asaj. Në festën e ditëlindjes ai ka paraqitur një hologram 3D të babait te saj të ndjerë, Robert Kardashian, i cili vdiq në 2003. Sipas TMZ “Hologrami nga Parajsa” i ka kushtuar Kanye-s qindra mijëra dollar. Në videon që Kim-i ka hedhur në Instagram babai i saj i thotë: “Gëzuar ditëlindjen Kimberly! Pa shikoje veten, vajte 40 vjeç dhe je po aq e bukur sa ç’ishe kur ishe fëmijë.” Gjithashtu, ai dëgjohet të thotë se është krenar që Kim-i është bërë një mama për t’u marrë shembull dhe që ajo ka ndjekur hapat e tij për t’u bërë avokate. Në mbyllje të mesazhit Roberti i thotë Kim-it se ajo është martuar me burrin më të mirë në botë… sigurisht, dihet që këtu ka dorë Kanye. Kim-i e cilesoi këtë si dhuratën më të bukur dhe më të ndjerë.

Por, siç e parashtruam dhe në fillim, shumë njerëz e kryqëzuan Kim-in për shpenzimet marramendëse në këtë kohë pandemie, duke përfshirë këtu dhe komedianim Travon Free. Në Twitter ai shkruajti: “230 mijë njerëz po vdesin, por kënaquni me këtë hologram të babait tim të ndjerë, pasi ne jemi shumë të pasur saqë mund të rikrijojmë anëtarët e vdekur të familjes sonë.” Ai shtoi se kjo ishte gjëja më narcistike që kishte parë ndonjëherë. Duket se Kim-in nuk e shqetësojnë komentet negative duke marrë parasysh se vetëm me një post në Instagram ajo fiton miliona dollarë.

 

kim2.pngkim1.pngkim4.pngkim3.png

Article Logic
Execution time: 0.0036060810089111