INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhunuan arbitrin, arrestohen “kokat” e Kamzës

Dhunuan arbitrin, arrestohen “kokat” e Kamzës

Publikuar më: 22:41 03-03-2019

Policia e Tiranës ka vënë në pranga presidentin e klubit të Kamzës, Naim Qarri, drejtorin sportiv Andi Matraxhiu si dhe shefin e klubit, Albert Bana, pas dhunës ndaj gjyqtarit në ndeshjen ndaj Laçit.

Në kërkim janë shpallur edhe 4 tifozë të tjerë që hynë në fushë në përfundim të ndeshjes.

Gjyqtari Eldorjan Hamiti akordoi një penallti për ekipin e Laçit në minutën e 97’ të ndeshjes, që çoi shifrat në barazim. Tifozë të Kamzës, ndër ta edhe presidenti Naim Qarri ushtruan dhunë ndaj tij.

Informacion nga Policia:

Policia arreston në flagrancë 4 shtetas për ngjarjen e ndodhur në ndeshjen e futbollit Kamza - Laçi.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Nr 5, falë reagimit të shpejtë dhe në kohë bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasve:

- N.Q., President i Klubit Kamëz;

- A.M., Drejtor Sportiv i Klubit Kamëz;

- A.B., Shefi i Klubit Sportiv Kamëz;

- E.Gj., tifoz.

Gjithashtu nga verifikimet e bëra rezulton se si autorë të dyshuar për dhunën e ushtruar ndaj gjyqtarit të ndeshjes, dyshojet se janë dhe shtetasit: B.Q., A.Q., A.Q. dhe K.Q., tifozë, të cilët janë shpallur në kërkim policor.

Arrestimi i 4 shtetasve si dhe shpallja në kërkim e 4 të tjerëve u bë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishje e qetësisë publike

Article Logic
Execution time: 0.003856897354126