INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhunohet shefi i kufirit të portit të Vlorës

Dhunohet shefi i kufirit të portit të Vlorës

Publikuar më: 09:53 16-08-2017

Tre persona kanë dhunuar shefin e Stacionit të Pikës Kufitare Triport pranë banesës gjatës natës. Autorët i kanë ndjekur të gjitha lëvizjet duke i zënë pritë pranë banesës rreth orës 01:25, ndërsa ka qenë vetë i plagosuri që ka kërkuar ndihmë në polici.
Sipas policisë së qytetit bregdetar, 3 personat e kanë dhunuar dhe goditur 49 vjeçarin me inicialet S.C. me sende të forta pranë banesës në lagjen ‘1 Maji’ ndërsa më pas janë larguar me shpejtësi.
Polici i plagosur është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë, dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
Ndërsa vijon marrja në pyetje e policit që u dhunua, pasi për momentin dihet vetëm që ishin tre persona.

Article Logic
Execution time: 0.0034940242767334