INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhuna në familjet shqiptare, shifrat e fundit janë tronditëse...

Dhuna në familjet shqiptare, shifrat e fundit janë tronditëse...

Publikuar më: 17:13 05-03-2018

Raportimet dhe denoncimet për dhunë në familje janë rritur në përmasa të frikshme. Sot gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Barazisë Gjinore, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha se gjatë 2017 janë raportuar 4500 raste dhune në familje rreth 400 më tepër se në 2016.

“Sigurisht shtimi i denoncimeve është tregues i rritjes së besueshmërisë së grave në organet përkatëse por nga ana tjetër, këto të dhëna janë një këmbanë alarmi për të gjithë ne, për të vepruar sa më parë për të eleminuar këtë fenomen që çdo vit i merr jetën dhjetra grave dhe vajzave! A duhet të forcojmë më shumë mekanizmin ligjor? Padyshim PO. Ndaj ne kemi ndërmarrë ndryshime ligjore në ligjin ‘Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, tha Manastirliu.
Ministrja shtoi se Shqipëria është vendi i parë në rajon me fond të posaçëm të buxhetit të shtetit për politikat me bazë gjinore.
“Në buxhetin e vitit 2017, u parashikuan rreth 15 miliardë lekë ose 90.1 milion USD për të mbështetur këto politika. Kjo shifër përbën rreth 2.3% të totalit të shpenzimeve buxhetore. Ne besojmë se punësimi është forma më e mirë për fuqizimin e gruas dhe ne kemi shënuar hapa përpara në këtë drejtim. Kështu, në fund të vitit 2017, nga të gjitha zyrat e punësimit rezultojnë të ndërmjetësuar për punë 23.136 persona, nga të cilët mbi gjysma janë gra dhe vajza, duke e ulur hendekun gjinor me 2%. Nga zbatimi i programeve të nxitjes së punësimit janë punësuar mbi 5.200 punëkërkues të papunë, nga të cilët 62% janë gra dhe vajza”, theksoi Manastirliu.

Article Logic
Execution time: 0.0038771629333496