INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhoma Amerikane e Tregëtisë kontrollet tek bizneset “të dhunshme”!

Dhoma Amerikane e Tregëtisë kontrollet tek bizneset “të dhunshme”!

Publikuar më: 09:17 06-10-2017

Dhoma Amerikane e Tregtisë gjatë një takimi me Drejtoren e Tatimpaguesve të Mëdhenj, Enkelejda Pipa, tha se kontrolli në luftën kundër informalitetit duhet të jetë konstant dhe jo me aksione, që, në njëfarë mënyre, bëhen të dhunshme. Deklarata u bë nga anëtarja e Bordit të Dhomës Amerikane, Alketa Uruçi, e cila ngriti dhe një shqetësim tjetër që është trajnimi i inspektorëve tatimorë. “Nevojiten inspektorë të trajnuar profesionalisht, me ide të qarta se ku bëhet informalitet dhe për treguesit që duhen kontrolluar. Duhen zgjedhur inspektorët që duhet të kontrollojnë pranë një biznesi të caktuar, meqënëse natyra e biznesit është e ndryshme. Mund të jenë të gjithë biznese të mëdha, por duhen kontrolluar në mënyra të ndryshme e standarde të ndryshme, pasi informaliteti mund të jetë në aspekte të ndryshme”, deklaroi Uruçi. 

Ajo shtoi se ka inspektorë që rrijnë 2-3 muaj, kontrollojnë çdo gjë vijnë vërdallë nëpër dokumenta, kapin mospërputhje sipas atyre, pastaj kthehen duke deklaruar se ishin në rregull.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035037994384766