INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhjetori i protestave, jo vetëm në Tiranë por edhe…

Dhjetori i protestave, jo vetëm në Tiranë por edhe…

Publikuar më: 17:21 10-12-2018

Ky mund të quhet dhjetori i protestave. Pas protestës së studentëve në Tiranë në protestë janë ngritur edhe banorë të Shkodrës, Kavajës dhe Lezhës. 

Në Shkodër banorët dëgjohen të thonë “poshtë qeveria” dhe “Qeveria hajdute”. Po ashtu ata kanë thirrur ”Rrofshin studentët”. Ata janë mbledhur përpara godinës së bashkisë.  “Ne duhet të protestojmë për papunësinë, për arrogancën, për të pamundurit, për nepotizmin, për taksat e larta”, shprehet një zonjë.

Në superstradën Lezhë-Shkodër fermerët kanë bllokuar rrugën me thirrje kundër qeverisë që sipas tyre i ka varfëruar. Banorët e Lezhës po protestojnë për probleme të ndryshime, duke nisur nga çmimi i lartë i karburantit, mosmarrja e dëmshpërblimeve nga përmbytjet etj. 

Në Tiranë një protestë po zhvillohet prej banorëve të Bregut të Lumit.

Duket se qytetarët shqiptarë kanë marrë zemër nga studentëve që protestojnë prej 7 ditësh.

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037720203399658