INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhimbje e lot për aktorin e humorit Fadil Hasa. Përcillet në banesën e fundit [FOTO]

Dhimbje e lot për aktorin e humorit Fadil Hasa. Përcillet në banesën e fundit [FOTO]

Publikuar më: 12:08 17-07-2018

Mes dhimbjesh, lotësh dhe mirënjohjes pa fund, aktori i humorit Fadil Hasa, përcillet në banesën e fundit. Në hollin e teatrit të Durrësit, u bënë homazhe në nderim të artsitit të merituar, që bëri të qeshë për vite me radhë breza të tërë shqiptarësh. Personalitete durrsake, njerëz të artit dhe kulturës, përfaqësues të institucioneve, miq e të afërm, artistë nga e gjithë Shqipëria etj të prekur nga ndarja nga jeta e artistit të merituar, i dhanë lamtumirën e fundit aktorit të humorit, i cili humbi betejën me sëmundjen e rëndë.

Fadil Hasa ishte është një nga aktorët e shquar shqiptar. Ai do të kujtohet për rolet komike në estradën e Durrësit, por edhe me role të shumë në kinematografi. Hasa ndërroi jetë dje në moshën 78-vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e rëndë në mushkëri duke lënë pas hidhërim tek familjarët, miqtë dhe qytetarët që i bëri të qeshnin me batutat e tij në skenë e televizion. Një minutë heshtje ka mbajtur edhe Komisioni i Medias në nisje të mbledhjes. Fadil Hasa lindi në vitin 1940 dhe mbante titullin “Artist i Merituar”. Ai ishte vlerësuar 4 herë me titullin “Artisti më i mirë” dhe çmime të tjera të rëndësishme në estradën shqiptare.

homazhe-fadil-hasa_-_Copy.jpeg

homazhe_fadil_hasa_3_0_-_Copy.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037109851837158