INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhe VIP-i më i pasur në INSTAGRAM është...[FOTO]

Dhe VIP-i më i pasur në INSTAGRAM është...[FOTO]

Publikuar më: 22:54 24-07-2018

Marketingu tashmë ka kaluar online dhe pjesa më e madhe e kompanive i reklamojnë produktet e tyre në faqe të ndryshme në rrjetet sociale, kryesisht në instagram. Paratë që kompani të ndryshme po investojnë në këtë rrjet po rriten në mënyrë të jashtëzakonshme. Vitin e kaluar “Mretëresha e Instagram-it” ishte Selena Gomez, por ajo nuk është më pasi tashmë është Kylie Jenner ajo që kryeson listën e personazheve më të pasur të ‘Instagram’-it për vitin 2018-të. Kjo listë është përpiluar nga ‘Hopper HQ’ dhe Kylie ka lënë pas motrën e saj, Kim Kardashian dhe fituesen e vitit të kaluar, Selena Gomez. Sipas kësaj liste, kuptohet se pavarësisht se Kylie ka më pak ndjekës në ‘Instagram’, përfiton më shumë para për një postim, plot 1 milionë dollarë për një postim, ndërsa Gomez fiton 800 mijë dollarë. Ja lista e plotë:

insta.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036909580230713