INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Detaji që ‘mërziti’ ndjekësit në foton e fundit të Xhensilës! “Pupupu! Sa keni përparuar ju VIP-at!”

Detaji që ‘mërziti’ ndjekësit në foton e fundit të Xhensilës! “Pupupu! Sa keni përparuar ju VIP-at!”

Publikuar më: 12:27 08-10-2020

Të flesh pa e pastruar makeup-in konsiderohet si një veprim shumë i dëmshëm për lëkurën dhe i papranueshëm.

Mirëpo, besojmë se ju ka ndodhur të gjithave që mund të jeni kthyer shumë vonë në shtëpi dhe gjëja e fundit që ju ka shkuar në mendje është të lani fytyrën tuaj.


Ose të shtriheni pa e hequr makeup-in qoftë edhe për një foto. E duket se kjo është bërë shkak që në foton e fundit të Xhensila Myrtezajt fansat të shpërthenin në kritika.


Këngëtarja postoi një ditë më parë një foto nga shtrati, ku si gjithmonë dukej shumë e kuruar, mirëpo detajistët kanë vënë re diçka tjetër.


Kanë qenë të shumtë komentuesit që i kanë vënë në dukje se nuk ka hequr makiazhin, duke mos i kursyer as ironitë.

Autorja e hitit “Ama dorën” nuk i është kundërpërgjigjur drejtpërdrejtë atyre, por i ka kthyer koment një ndjekëseje që justifikon veprimin e saj me faktin se çdokush mund të shtrihet me makeup për të bërë një foto.

Xhensila i ka komentuar asaj disa emoji si për të pohuar edhe vetë të njëjtën gjë.

Ndërsa ne një gjë mund ta themi me siguri: Me apo pa makeup, Xhensila është një yll.

 

3a875f41-4287-4e77-b8e4-14a49b484496.jpg20201008_101627.jpg20201008_101650.jpg20201008_101715.jpg20201008_101730.jpg

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0034689903259277