INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
DETAJET që mund t'ju kenë shpëtuar/ Të përbashkëtat dhe të veçantat e dy GRABITJEVE në Rinas [FOTO]

DETAJET që mund t'ju kenë shpëtuar/ Të përbashkëtat dhe të veçantat e dy GRABITJEVE në Rinas [FOTO]

Publikuar më: 11:18 10-04-2019

Grabitja e ditës së djeshme në Rinas ishte më e bujshmja që ka ndodhur deri më tani në Shqipëri. Jo vetëm për shkak të shumës së parave, por dhe se u shënua një viktimë. Tre persona të maskuar arritën të marrin rreth 10 milionë euro në aeroport.
Por kjo nuk është hera e parë që grupe të mirëorganizuara kryejnë vjedhje spektakolare si ato që kemi parë vetëm nëpër filma tek aeroporti “Nënë Tereza”, shkruan Intv.al.

Dy persona të armatosur, çanë rrethimin e aeroportit në 30 qershor 2016 dhe hynë brenda territorit të tij me një automjet tip “Benz-Mercedez“ ngjyrë të kuqe. Ata kanë pasur dhe një bashkëpunëtor të tretë, i cili i priste jashtë pistës së aeroportit, me një makinë të vjedhur. Ky person, ka pasur rolin e ndihmësit, për largimin e të tyre dhe humbjes së gjurmëve. Gjatë hetimeve, prokurorët kanë zbuluar se tre autorët kanë përdorur katër makina të vjedhura. Tre personat arritën të merrnin plot 990 mijë euro, dhe më pas u larguan në drejtim të Qafë-Kasharit. Këto para nuk u gjetën kurrë.

grabitja_ne_2016.jpg

Grabitja e ditës së djeshme ishte e mirëmenduar, pasi është studiuar momenti i fundit, si dhe janë përdorur kamuflazhe të Policisë Tatimore për të humbur gjurmën për të mos tërhequr vëmendjen.

Mësohet se në këtë ngjarje janë të përfshirë të paktën 5 persona. Fillimisht ata kanë prerë me gërshërë bulonat e portës ku futet zjarrfikësja në fund të pistës dhe janë afruar me një mjet “Volsvagen” afër avionit që kishte destinacion Vienën.

vrasja_dje.png

Më pas janë afruar 3 persona me uniforma të zeza antiplumb e të armatosur kanë neutralizuar punonjësit e bagazheve dhe kanë marrë një pjesë prej thasëve me para, aq sa kanë mundur të mbajnë dhe janë larguar në këmbë në drejtim të automjetit, shkruan Intv.

Gjatë kohës kur po kryhej grabitja ka qenë një punonjës i zjarrfikësve që ka vërejtur derën e hapur dhe ka njoftuar kompaninë që merret me sigurinë e aeroportit. Në të njëjtën kohë është njoftuar dhe komisariati Rinas. Kur autorët janë larguar nga pista policia është vënë në ndjekje të tyre. Kur ata kaluan lumin e Tapizës kanë zbritur nga fugoni dhe tentuar ta djegin. Në këto momente ka mbërritur FNSH dhe ka pasur shkëmbim zjarri, ku i vdekur ka mbetur koka e grabitësve i cili ka marrë një plumb në kokë, Admir Murataj. Ky i fundit mendohet se është organizator dhe i grabitjeve të tjera të automjeteve që transportojë paratë e bankave.

i_vdekur_ky.jpg

E përbashkëta mes dy grabitjeve është se kanë ndodhur në të njëjtin vend, brenda aeroportit të Rinasit. Gjithashtu në të dyja ngjarjet grabitësit hyjnë lehtësisht në ambientet e aeroportit, ndërsa në grabitjen e djeshme hynë të veshur si ushtarakë dhe me makina shtetërore. Një tjetër e përbashkët është dhe periudha, që kanë zgjedhur të kryejnë grabitjet. Në të dyja rastet mund të jetë dhe koincidencë, por ato janë kryer në vit zgjedhor.

Lind pyetja, a janë të njëjtat grupe kriminale që shfrytëzojnë kohën e zgjedhjeve ku vëmendja e institucioneve mbrojtëse është drejtuar nga politika, janë i njëjti grup të cilët veprojnë në të njëjtën mënyrë duke u sofistikuar nga grabitja në grabitje, apo e gjithë kjo ngjarje bëhet për qëllime politike?/Intv.al/

rinasii.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0023770332336426