INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Detaje të reja nga vrasja e Gaxhës, nisi nga sherr i çastit

Detaje të reja nga vrasja e Gaxhës, nisi nga sherr i çastit

Publikuar më: 10:34 05-10-2018

Nga atentati i mbrëmshëm në ish-bllok, ku mbeti një i vdekur dhe tre të plagosur kanë dalë të dhëna të reja për mënyrën se si nisi ngjarja. Dëshmimtarët tregojnë se midis viktimës dhe vrasësit fillimisht ka patur një sherr banal, që më pas kaloi në përleshje dhe përfundoi me shkëmbim zjarri.
Viktima Fabiol Gaxha mendohet se u vra nga badigard i Ervis Martinajt. Sot mësohet se në ambjentet e Kopshtit Botanik në Tiranë është gjetur një motor i braktisur, që dyshohet se ka lidhje me ngjarjen. Dyshohet se shënjestra e atentatit ka qenë Ervis Martinaj. Policia nuk ka dhënë ende një version për ngjarjen por burime thonë se e ka identifikuar autorin.

Article Logic
Execution time: 0.0035700798034668