INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Detaje të reja nga grabitja e Bankës Kombëtare Tregtare

Detaje të reja nga grabitja e Bankës Kombëtare Tregtare

Publikuar më: 10:43 12-07-2016

Pas vjedhjes së bujshme në mes të ditës dhe në qëndër të Vlorës, të Bankës Kombëtare Tregtare policia nuk ka zbuluar ende autorët e grabitjes së rëndë me armë. I vetmi informacion po dhe ky i pavërtetuar është gjetja e një automjeti të braktisur këtë mëngjes. Makina “Benz 250” që është gjetur mund të jetë ajo që lëvizën grabitësit, pasi disa dëshmimtarë një ditë më parë raportuan se automjeti me të cilin u larguan hajdutët ishte benz.
Mjeti i gjetur këtë mëngjes është vjedhur disa ditë më parë.
Nga autoritet e Bankës Kombëtare Tregtare nuk ka asnjë reagim edhe pse kjo bankë tashmë është e sigurt që është një shënjestër e vazhdueshme e hajdutëve, pasi ajo mund të vidhet me lehtësi. E këtë e vërteton qartë fakti se ajo u vodh për herë të dytë. Në vitin 2011 tre persona hynë të maskuar dhe morrën përmes kërcënimit të armës dhe plagosjes së rojes shuma të konsiderueshme parash, madje terrorizuan dhe zbrazën e xhepat e klientëve që ndodheshin brenda saj. Ndërsa një ditë më parë historia përsëritet dhe dy persona të armatosur iu sulën sërisht të njëjtës bankë duke grabitur të gjitha paratë e xhirros ditore, që kanë qënë jo pak por, rreth 6 milion lekë dhe 33.695 euro.

Article Logic
Execution time: 0.0033130645751953