INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Detaje të reja/ Ja çfarë u gjet në bodrumin e argjendarisë që shpërtheu në Bllok

Detaje të reja/ Ja çfarë u gjet në bodrumin e argjendarisë që shpërtheu në Bllok

Publikuar më: 11:50 16-07-2019

Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthimi i ndodhur mesditën e djeshme në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë, në rrugën “Vaso Pasha”.

Sipas hetimeve të reja shpërthimi ka ndodhur në bodrumin e një argjendarie, ku po kryheshin punimet për riparimin e bizhuterive. Në bodrum janë gjetur dy bombola të mbushura.

Sipas Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial, njëra prej bombolave ishte e mbushur me gazin propan, ndërsa tjetra me gazin kriogjen, i cili quhet ndryshe gaz teknik. Bombola e gazit kriogjen është gjetur me valvul të hapur dhe dyshohet se ka pasur rrjedhje në tubin përcjellës mes bombolës dhe pajisjes, me të cilën punohej.

Në raportin paraprak të përpiluar nga ekspertët zjarrfikës, ngjarja ka ndodhur për shkak të një pakujdesie njerëzore.

Nga tejngopja e ajrit me gaz në prani të një shkëndije në bodrum ka ndodhur shpërthimi, i cili ka shkatërruar plotësisht argjendarinë dhe dyqanin ngjitur. Nga forca shpërthyese është shkatërruar muri lidhës mes dy subjekteve tregtare, si dhe paneli i betonit në pjesën e tavanit. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar edhe 4 automjete të parkuara afër vendit të ngjarjes.

Kujtojmë, që nga shpërthimi i fuqishëm kanë mbetur të plagosur edhe pesë persona, çifti që janë pronarë të argjendarisë, shitësja e dyqanit dhe dy kalimtarë.

Article Logic
Execution time: 0.0035998821258545