INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
DETAJE/ Përdhunuan të miturën, zbardhen dëshmitë e adoleshentëve: E mernim në shtëpi dhe...

DETAJE/ Përdhunuan të miturën, zbardhen dëshmitë e adoleshentëve: E mernim në shtëpi dhe...

Publikuar më: 12:40 04-02-2019

Adoleshentët të cilët u arrestuan pas përdhunimit të një të miture në Kavajë janë paraqitur sot përpara Gjykatës, ndërsa do u jepen masat e sigurisë.

Djemtë janë shprehur se abuzimi ka ndodhur disa herë dhe se vajzën e merrnin në shtëpi.

Të miturit, 15- 17 vjeç akuzohen për veprën penale “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”. Në kërkim është shpallur edhe një 15-vjeçar tjetër sipas burimeve. Mësohet se 13 vjeçarja ka denoncuar në polici se është detyruar të kryejë marrëdhënie me 8 djemtë në kohë të ndryshme për një periudhë 3-mujore. Burimet bëjnë me dije se 13-vjeçarja ka pasur të dashur njërin prej adoleshentëve, ndërsa ky i fundit i ka kërkuar të shkonte edhe me shokët e tij, pasi ata e kishin filmuar dhe nëse nuk e kryente këtë veprim do ta publikonin në rrjete sociale.

Prokurorja e Durrësit Oltjana Gjoni ka kërkuar masën "arrest me burg" për 7 të miturit. Ndërkohë, një tjetër adoleshent është shpallur në kërkim.

Denoncimi për abuzimin e 13-vjeçares nga shkolla “Rilindja” në Kavajë u bë fillimisht nga ish kryeministri Sali Berisha në një postim në facebook.

Opinioni publik është i shokuar nga kjo ngjarje po aq sa edhe nga mungesa e reagimit zyrtar të policisë lidhur me përdhunimin në grup të vajzës dhe mosmarrjes së masave për një shkollë që duhej të ishte ambient edukimi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040059089660645