INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Detaje nga Rusi 2018/ Parashikimi, macja e verbër dhe apeli për ruset e bukura

Detaje nga Rusi 2018/ Parashikimi, macja e verbër dhe apeli për ruset e bukura

Publikuar më: 17:24 14-06-2018

Plot 32 skuadra do të jenë në garë për të fituar trofeun e madh Rusi 2018.

Në 32 ditë të mbushuar me emocion në 12 stadiume do të luhen 64 ndeshje.

Por çfarë thonë parashikimet për këtë vit?

Brazili është skuadra favorite për të triumfuar në “Rusi 2018”. Nuk është thjesht një perceptim i të apasionuarve të futbollit, por përfundimi i një studimi të thelluar të ekspertëve të ndryshëm të statistikave dhe matematikës.

Madje shumë analiza dalin në fund në të njëjtin konkluzion, mundësitë më të mëdha janë që Brazili të përballet në finale me Gjermaninë, kampionen në fuqi të Botërorit.Nga ana tjetër siguria është elementi kryesor i këtij Botërori.

Në shumë qytete ku do të luhen ndeshjet janë montuar rreth 2000 kamera shtesë që mbahen nën vëzhgim nga stafe të specializuara. Por përtej rezutateve dhe sigurisë edhe ky kampionat ka të veçantat e tij. 

Macja e verbër Akil e marrë nga një muze në Shën Pjetërburg është orakulli i këtij botërori dhe parashikon fituesit. Po ku ka sport ka dhe seks, ndaj për këtë arsye është lëshuar dhe një apel për ruset e bukura.

“Evitoni raportet seksuale me të huajt që do të vijnë në Rusi për Botërorin”, tha Presidentja e Komisionit për Çështjet Familjare në Duma, Tamara Pletniova, e cila kujtoi se gjatë Olimipiadës së vitit 1980, shumë nga të rejat që patën raporte seksuale me të huajt kishin mbetur shtatzënë.

Rusi 2018 prek edhe bursat.

Tërheqja e Kupës së Botës shprehen ekspertet është aq e madhe saqë ka një efekt të ndjeshëm edhe në tregjet financiare, pasi shitësit dhe agjentët, si kushdo tjetër e kthejnë vëmendjen e tyre nga puna tek loja.

Article Logic
Execution time: 0.003626823425293