INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Detaje/ Ja kush ishte Ersid Curri, i riu që tronditi Durrësin

Detaje/ Ja kush ishte Ersid Curri, i riu që tronditi Durrësin

Publikuar më: 14:22 04-04-2017

Detaje te reja dalin nga vrasja që ndodhi në Durrës.

Ersid Curri, djali që vrau gjyshen e tij më breshëri plumbash dhe më pas vetën nuk ka qenë një emer i panjohur për policinë.

Burime nga policia bëjnë më dije se Curri kur ishte në një moshë fare të vogël, vetëm 14 vjeç, vrau me armë zjarri bashkëmoshatarin e tij teksa ishin në një diskotekë. Gjithçka ndodhi pas një sherri për motive banale.

Për këtë krim ai u dënua me 10 vite burg.

Ersidi kishte përfunduar dënimin e tij vetëm një vit më parë dhe ishte rikthyer jetës normale, duke u marrë me sport.

Nga hetimet e deri tanishme të policisë por dhe prokurorisë, dyshohet se shkak i krimit të dyfishtë ka qenë si pasojë të një gjendje depresive të të riut.

Duke marrë në shqyrtim dhe dosjen penale të 25-vjeçarit, ai përveç vrasjes së bashkëmoshtarit të tij kur ishte 14 vjeç, një tjetra drama lidhen me familjen e tij, siç ishte vrasja e vëllait të tij para 7 vitesh me plumb në kokë tek sheshi ‘Pranvera’.

Por nuk mbaron me kaq, pasi 6 muaj pas vrasjes së vëllait, në 27 janar të vitit 2010, mbetën të vrarë tre persona në një lokal në vendin e njohur si Lagjja e Re në Durrës.

Në këtë vrasje të trefishtë ngelën të vrarë babai i Ersidit, Luan Curri, kushëriri i tij, Ani Curri dhe Edmond Shemsi, biznesmen.

Ai jetonte me gjyshen e tij pasi pas vrasjes së të atit nëna e tij ishte larguar jasht vendit.

Article Logic
Execution time: 0.0028119087219238