INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Detaje/ Atentati në Kinostudio. I plagosuri: Më shan nga gruaja

Detaje/ Atentati në Kinostudio. I plagosuri: Më shan nga gruaja

Publikuar më: 12:52 21-03-2017

Një konflikt i lindur një muaj më parë dyshohet së është bërë shkak për atentatin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kinostudio.

Eduart Duke ka përfunduar i plagosur, jashtë rrezikut për jetën, pas disa të shtënash me armë

Policia e Tiranës është vënë në kërkim dy të dyshuarve, L.D 30 vjeç dhe E.D 26 vjeç , banues në Tiranë.

fillesa e këtij konfliktit ka qenë mbrëmja e 8 shkurtit kur tre të rinjtë janë konfliktuar verbalist. Pas shoqërimit në polici, Duka mësohet të jetë shprehur se L.D dhe E.D e kanë sharë nga gruaja.

Që nga ajo kohë të tre personat nuk kanë folur me njëri-tjetrin, ndërsa një natë më parë teksa Eduard Duka ishte duke pirë kafe në zonën e Kinostudios, përpara lokalit ka ndaluar një makinë dhe prej saj kanë zbritur dy persona të cilët pasi janë futur në kafe kanë hapur zjarr në drejtim të tij.

Article Logic
Execution time: 0.0039839744567871