INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dështim i turpshëm i këngëtarit australian në Prishtinë [FOTO]

Dështim i turpshëm i këngëtarit australian në Prishtinë [FOTO]

Publikuar më: 12:22 20-07-2017

Këngët e tij janë hite dhe clubet ku ai ishte i pranishëm ishin plot.

Mjafton të përmendim “Laugh Till You Cry” apo “Can’t let go” për t’ju rikujtuar se Faydee për  një kohë të gjatë ishte një ndër këngëtarët më të kërkuar nëpër clube. Por këtë herë, koncerti i tij ka dështuar në mënyrë të turpshme. Faydee do të ishte i pranshëm për koncert në Gërmi, por ka dështuar ende pa nisur. Ndërkohë që këngëtari duhej të dilte në orën 21:00 në skenë,   ora ka vajtur 22:10 dhe ai ende nuk dukej, konfirmojnë mediat kosovare. Janë siguruar edhe disa foto të cilat tregonin një numër minimal të të pranishmëve në koncert, numër ky që nuk e kapte as shifrën 100. Urojmë që ky koncert i dështuar të mos ndikojë në karrierën e këngëtarit pasi vera është e mbushur me koncerte. 

faydee-4_1500497015-2686423.jpg

faydee-2_1500497015-5481825.jpg

 

faydee-3_1500497015-7175603.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035741329193115