INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëshmia e gardistit që vrau bashkëshorten. Banale - Sherri nisi për një karikues telefoni…

Dëshmia e gardistit që vrau bashkëshorten. Banale - Sherri nisi për një karikues telefoni…

Publikuar më: 10:53 07-04-2016

Admir Dervishi që të mërkurën i morri jetën bashkëshortes së tij ka rëfyer ngjarjen përpara oficerëve të policisë gjyqësore.
Sherri nisi për një karikues telefoni, që Admiri nuk po e gjentë dhe për këtë kërkoi ndihën e bashkëshortes. E duke qënë se po i shkonte vonë në punë dhe karikuesin nuk po e gjenin në nerva e sipër i ka bërtitur Ildës e më pas kishte filluar të përmendë emrin e  një personi të tretë për të cilin ai ishte xheloz. Ai i tha nëse karikuesin ia kishte dhënë personit të tretë…
Po në atë kohë Ida reagon ashpër, se u ndje e ofenduar, pasi për këtë temë kanë patur debate dhe herë të tjera.

“Unë thjesht isha xheloz, jo se ajo kishte vërtet diçka me atë person. Ajo ishte bashkëshorte dhe grua shumë e mirë. Por kur ajo m’u hakërrye pas asaj që i thashë, ndoshta edhe me të drejtë, unë dola nga vetja dhe nuk ia fal më vetes atë që kam bërë”, kështu mbyll rëfimin e parë para policisë gardisti Dervishi.

Gjatë seancës dëgjimore gardisti përsëriste herë pas herë edhe duke qarë se nuk donte ta vriste Ildën dhe ka pyetur herë pas here për shëndetin e dy fëmijëve.

Article Logic
Execution time: 0.0029299259185791