INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëshmia e burrit që mbyti gruan në tualet në Shkodër!

Dëshmia e burrit që mbyti gruan në tualet në Shkodër!

Publikuar më: 09:13 21-04-2016

Biznesmeni Sadetin Sula ka njoftuar vetë policinë për vdekjen e bashkëshortes së tij, S. Sula, që fillimisht u përoq ta sillte ngjarjen si vdekje natyrale, duke thënë se gruaja e tij është vetëvrarë dhe se është në tualetin e mobilierisë e pajetë.
Pasi policia shkoi në vendngjarje ka parë shenjat në qafë, sy dhe dorën e majtë dhe menjëherë kanë bërë shoqërimin në polici të bashkëshortit të saj.
Gjatë kohës që po bëhej ekspertiza mjeko-ligjore, Sadetin Sula ka qëndruar i shoqëruar në mjediset e komisariatit të Shkodrës dhe është marrë në pyeje nga oficerët e policisë.
Sipas “Panoramës”. mësohet se 47-vjeçari nuk ka pranuar se është autor i vrasjes së bashkëshortes së tij, duke i thënë policisë së ajo është vetëvrarë duke mbytur veten me litar dhe se shenjat në trup kanë qenë si shkak i tentativave për t’u vetëvrarë.
I akuzuari është marrë sërish në pyetje dhe ka nisur që të ndryshojë versionin e ngjarjes përpara policisë në disa detaje, duke qenë konfuz dhe duke krijuar dyshime.
Dosja i ka kaluar për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Shkodrës, e cila akuzon Sadetin Sulën për veprën penale “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”. Strukturat hetimore do ta marrin në pyetje sërish të dyshuarin, pasi dëshmia e tij ka qenë kontradiktore.

Article Logic
Execution time: 0.0036220550537109