INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëshironi të udhëtoni falas nëpër Europë këtë verë? Zbuloni mundësinë e artë

Dëshironi të udhëtoni falas nëpër Europë këtë verë? Zbuloni mundësinë e artë

Publikuar më: 11:48 04-05-2018
 
Nëse jeni 18 vjecarë ju keni shans të bëheni pjesë e projektit më të fundit të BE-së “DiscoverEU”, i cili ju mundëson levizje falas në vendet e këtij kontinenti.
Kjo është njoftuar nga Komisioni Eurpoian dhe në të do të përfshihen 15000 të rinj. 
Iniciativa erdhi pas një propozimi të Parlamentit Evropian me një buxhet prej 12 milionë eurosh në vitin 2018 për të financuar biletat e transportit.
 
Programi hapet në qershor për aplikantët e moshës 18 vjeç dhe më 1 korrik nëpërmjet një faqeje në internet ”Portali evropian i rinisë”.
Ky programi synon t’u ofrojë 15 000 të rinjve mundësinë për të udhëtuar nëpër këtë verë për të zbuluar trashëgiminë e pasur kulturore të kontinentit,
krijuar kontakte me persona të tjerë, për të mësuar rreth kulturave të tjera si dhe për të zbuluar atë që e bashkon Evropën, ka njoftuar Komisioni Evopian në një deklaratë.
 
Kandidatët e përzgjedhur duhet të ndjekin një itinerar të paracaktuar, me tren, me autobus,traget, ose avion në disa raste.
Udhëtimi i tyre do të zgjasë deri në 30 ditë dhe do të përfshijë nga një deri në katër destinacione të huaja.
Juria ka përgjegjësinë për përzgjedhjen përfundimtare të 15 000 përfituesve të parë, ndërsa një valë e dytë e aplikimeve mund të hapet në gjashtëmujorin e dytë të vitit,
nëse do të mbeten burime financiare. Detaje rreth kësaj iniciative do të publikohen Brenda këtij muaji në ”Portalin evropian të rinisë”.
 
 
Article Logic
Execution time: 0.003680944442749