INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëshironi të merrni më shumë pëlqime në fotot e INSTAGRAM-it? Ja çfarë duhet të bëni! [FOTO]

Dëshironi të merrni më shumë pëlqime në fotot e INSTAGRAM-it? Ja çfarë duhet të bëni! [FOTO]

Publikuar më: 13:54 02-05-2019

Zgjidhni imazhe që kanë një ngjyrë dominante dhe mundësisht me ngjyrën blu, sugjeron firma e marketingut dhe analizave Curalate, në bazë të një kërkimi që ka realizuar duke shqyrtuar foto të ndryshme në Instagram për të bërë një analizë se cilat kanë më tepër shanse për të marrë më shumë pëlqime.

Për shembull, ata kanë arritur në përfundimin se imazhet që kanë një ngjyrim të vetëm pëlqeheshin më shumë, duke pasur 17% pëlqime më tepër se fotot me një shumëllojshmëri ngjyrash në to.

Kjo mbase për arsyen se kur njerëzit shohin foto nga një distancë e vogël, mungesa e kaosit i ndihmon në fakt të përqëndrohen. Ndërkohë, imazhet me dominimin e ngjyrës blu gjenerojnë 24% më tepër pëlqime se ato ku dominon ngjyra e kuqe.

domin.jpg

 

 

Një përmbledhje e përfundimeve të nxjerra nga studimi:

-Imazhet me më shumë ndriçim gjenerojnë 24% më tepër pëlqime se ato në errësirë.

-Imazhet me hapësirë në sfond gjenerojnë 29% pëlqime më tepër se ato pa sfond.

-Imazhet me dominimin e ngjyrës blu gjenerojnë 24% më tepër pëlqime se ato me dominimin e ngjyrës së kuqe.

-Imazhet me një ngjyrë të vetme dominuese gjenerojnë 17% më tepër pëlqime se ato me shumë ngjyra.

-Imazhet me ngjyra më të zbehura gjenerojnë 18% më tepër pëlqime se ato me ngjyra të ndezura.

-Imazhet me nivel më të lartë teksture gjenerojnë 79% më tepër pëlqime se ato pa të.

 

Article Logic
Execution time: 0.0030648708343506