INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëshironi të keni një lidhje të fortë? Ja 5 gjërat që duhet të bëni me partnerin!

Dëshironi të keni një lidhje të fortë? Ja 5 gjërat që duhet të bëni me partnerin!

Publikuar më: 12:18 08-08-2016
Në një lidhje  duhet të jeni të kujdesshëm për ta mbajtur sa më të  fortë.
Ekspertët sugjerojnë, se janë disa gjëra që duhet t’i bëni  me partnerin, për ta forcuar edhe më shumë marrëdhënien tuaj:
 
1. Bëni ushtrime fizike së bashku
Nëse shkoni në palestër së bashku, sipas ekspertes Doares do ju mbajë edhe më shumë të lidhur. Aktiviteti fizik, ndihmon të jeni më aktivë dhe plot energji pozitive.
 
2. Gatuani së bashku
 Kjo gjë do bëjë që ju të krijoni një larmi, të gjërave që bëni së bashku. Nëse jeni aty duke gatuar bashkë me partnerin, kjo gjë do ju japë më shumë lirshmëri në lidhje.
 
3. Blini bileta për të parë në stadium skuadrën tuaj të prefruar
Nëse jeni fansa të futbollit dhe keni mundësi për të prerë bileta për të parë këtë ndeshje, bëheni realitet. Mos nguroni të prisni biletat, sepse kjo gjë do ju kënaqë të dyve dhe nuk do ju kapë monotonia.
 
4. Kujdesuni për kopshtin tuaj
Nëse keni një kopësht, kujdesuni së bashku për të. Gjelbërimi do ju ndihmojë të jeni në një lidhje të lumtur.
 
5. Luani me enigma
Nuk është e thënë që këtë lojë  duhet ta bëni vetëm me shoqërinë tuaj, por edhe me partnerin. Nëse e shikoni se nuk po bëni asgjë së bashku, filloni të luani me enigma. Kjo gjë do t’ju argëtonte shumë.
 
Ekspertja Doares, në fund shton se me rëndësi është që së bashku të bëni aktivitete që të jenë argëtuese. Kjo gjë është kryesore për të mbajtur një lidhje të fortë.
 
Article Logic
Execution time: 0.0037269592285156