INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëshironi lekurë të pastër dhe të shndritshme? Konsumoni këtë ushqim çdo mëngjes

Dëshironi lekurë të pastër dhe të shndritshme? Konsumoni këtë ushqim çdo mëngjes

Publikuar më: 12:49 05-04-2017

Thënë nga dermatologët...

Të gjithë duam të kemi lëkurë të pastër dhe të shëndetshme, por ndonjëherë ajo ka nevojë për më shumë gjëra se sa thjeshtë të vendosësh produktin e përshtatshëm. Sekreti i vërtetë për të pasur një lëkurë të pastër fshihet tek ushqimet që i jep trupit çdo ditë.

Çfarë këshillojnë dermatologët për të ngrënë çdo mëngjes, në mënyrë që të kesh gjithmonë lëkurë të pastër e të shëndetshme?

Sipas dermatologes Dr. Jessica Wu, dita duhet nisur me ushqime të cilat kanë përmbajtje të lartë acidesh yndyrore Omega-3. Ku gjendet? Në sardele, farat Chia ose arra. Avokadot janë gjithashtu një ushqim i mirë për lëkurën, sepse janë të pasura me elementë që luftojnë bakteret. Përveç kësaj, këto produkte ushqejnë lëkurën edhe me yndyra të shëndetshme duke i dhënë asaj shkëlqimin natyral.

Kështu, përveç qumështit me drithëra në mëngjes, mbaj një dietë të balancuar edhe me acidet yndyrore, të cilat të ndihmojnë të kesh gjithmonë lëkurë rinore.

Article Logic
Execution time: 0.004019021987915