INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëshira e madhe, mundësitë e pakta! Përpjekjet titanike të studentëve për të ndjekur shkollën e lartë [VIDEO]

Dëshira e madhe, mundësitë e pakta! Përpjekjet titanike të studentëve për të ndjekur shkollën e lartë [VIDEO]

Publikuar më: 17:05 05-12-2018

Fëmijët e familjeve me nivel të ulët dhe të mesëm ekonomik e kanë shumë të vëshirë të ndjekin arsimin e lartë. E sa herë që ka ndryshim rregullash apo rritje tarifash janë ata të parët që protestojnë. 

IN TV gjatë protestës së sotme takoi disa nga ata që treguan përpjekjet titanike për të përmbyllur një vit shkollor.

“Unë kam dal në protestë sepse unë jam një fëmijë jetim, nuk marr as burs nga shteti. Jam detyruar të punoj 8 orë, kam punuar dhe në të zezë dhe prap jam me borxhe. Me këto kuota që këta pretendojnë të shtojnë, ne do të fundosemi, nuk mund të shkojmë më në shkollë. Ky është fund për ne”, tregon një student për IN TV.

“Unë jam vit të tretë. Shkollimi im është bërë me shumë sakrifica. Te familja ime punojnë vetëm dy prindërit e mi që marrin pagë minimale, 200 mijë lekë (të vjetra). Me kaq pak ne duhet të mbahemi të gjithë. Kam tentuar të punoj disa herë, punët kanë zgjatur 2 muaj, jam detyruar i kam lënë sepse më ka penguar shumë tek shkolla”, thotë një tjetër student.

Histori të ngjashme kanë dhe studentët e tjerë që për mikrofonin e IN TV tregojnë se vendimet e fakulteteve që ndryshojnë shpesh pagesat e shkollimit s’janë normale pasi pagat e familjarëve të tyre nuk lëvizin kaq shpesh. Ata thonë se në këtë situatë të rinjtë do të detyrohen t’i qëndrojnë larg arsimit të lartë.

“Bashkë me këtë tarifë të re që u shtua është akoma më e vështirë, nuk po i ndihmojnë studentët, thjeshtë po i largojnë nga arsimi i lartë”, tha një student.

 

Article Logic
Execution time: 0.0020890235900879