INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua', ndahet nga jeta nëna e kryeministrit Rama

'Deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua', ndahet nga jeta nëna e kryeministrit Rama

Publikuar më: 12:31 01-08-2020

Është ndarë mëngjesin e sotëm nga jeta e ëma e Kryeministrit Edi Rama, Aneta Rama.

Lajmin e njoftoi kryeministri përmes një postimi në Facebook, me të cilin përcolli trishtimin e tij.

“Ishte drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam,” – shkroi Rama në Facebook.

Aneta do të prehet në varrezat e Sharrës në Tiranë, ndërsa ceremonia mortore do të zhvillohet në orën 17:00.

Për shkak të pandemisë së COVID-19, për të cilën qeveria ka vendosur ndalim të grumbullimeve, familja e kryeministrit do ta ketë të vështirë të presë ngushëllimet.

E ëma e kryeministrit, u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare. Dy vitet e fundit ajo vuajti përkeqësime në shëndet.

Në vitin 2018, Shërbimi Stomatologjik i Vlorës i akordoi asaj titullin “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare”, titull të cilin në pamundësi për ta tërhequr vetë, e tërhoqi Edi Rama./euronews.al/

rama.png

Article Logic
Execution time: 0.0036020278930664