INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Derdhja e ujërave të ndotura në det, Klosi: Ndëshkime pas 1 Qershorit

Derdhja e ujërave të ndotura në det, Klosi: Ndëshkime pas 1 Qershorit

Publikuar më: 17:37 19-05-2018

"Çdo subjekt që derdh ujërat e zeza në bregdet pas 1 qershorit do marr ndëshkime të ashpra", ka qenë kjo paralajmërimi i fortë që Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi i ka bërë bizneseve gjatë inspektimit të teknologjisë që implementohet në një resort turistik në Lezhë.

"Nga data 1 Qershor ne do të veprojmë me gjithë institucionet që shfrytëzojnë ujin e detit.Qofshin ato private apo shtetërore, që nuk kanë deburatorë për trajtimin e ujërave të zeza. Ne do të jemi shumë më ashpër me këdo që nuk zbaton lejen mjedisore në raport që ka me shtetin shqiptar për të administruar ujërat e zeza dhe trajtuar mbetjet urbane”, shprehet Klosi

Ambientalisti Sazan Guri thotë se edhe praktikës së vjetër për mënyrën e trajtimit të ujërave të zeza duhet ti vijë fundi, ndërsa shton se ky impiant jashtë sezonit do ti vije në ndihmë zonës.

Në këtë resort të ri që po ndërtohet pranë bregdetit të Tales do të ketë impiant edhe për trajtimin e mbetjeve të tjera që krijohen nga konsumatoret. Administratori Gjergj Liqejza, thotë se lënda që përftohet do të përdoret për plehërimin e zonave të gjelbërta.

Nisma vjen si një detyrim që duhet të përmbushin strukturat akomoduese në zonat turistike pas datës 1 qershor të këtij viti

Article Logic
Execution time: 0.0036160945892334