INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputeti Balla në ndihmë të qytetarëve dhe kur gjenden të shtirë në rrugë. Ja çfarë ka ndodhur [FOTO]

Deputeti Balla në ndihmë të qytetarëve dhe kur gjenden të shtirë në rrugë. Ja çfarë ka ndodhur [FOTO]

Publikuar më: 18:47 04-05-2018

Taulant Balla shpëton jetën e një qytetari që ishte përplasur nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16.30 në unazën jugore të qytetit të Elbasanit.
Balla ishte duke udhëtuar me automjetin e tij kur ka parë të shtrirë në rrugë një shtetas rreth 65 vjeç i cili ishte përplasur nga një makinë. Ai,bashkë me kalimtarë të rastësishëm, kanë dhënë ndihmën e parë duke e larguar nga rruga siç shihet dhe nga fotot të siguruar na Infoelbasani.
Balla ka njoftuar menjëherë policinë dhe ambulancën që kanë mbërritur në vendin e aksidentin. Qytetari i aksidentuar është transportuar me shpejtësi në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia po punon për identifikimin e automjetit dhe autorin që shkaktoi këtë aksident.
Nuk është hera e parë që deputeti i Elbasanit shpëton jetë njerëzish. Gjatë dimrit që sapo kaluam ai ka kërkuar ndihmën e helikopterëve duke i dërguar ata në zonat më të thella ku i ka dhënë ndihmën shëndetësore mjaft qytetarëve që kanë qenë të izoluar e nuk kishin asnjë mundësi shpëtimi.

IMG-20180504-WA0043.jpgIMG-20180504-WA0041-696x928.jpgIMG-20180504-WA0042.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038778781890869