INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputetët e PD-së: Mijëra nxënës kanë braktisur shkollat

Deputetët e PD-së: Mijëra nxënës kanë braktisur shkollat

Publikuar më: 09:44 17-09-2018

Në ditën e parë të nisjes së vitit akademik 2018-2019 demokratët denoncojnë mbylljen e dhjetëra shkollave në vend. Sipas tyre, braktisja e shkollave nga mijëra nxënës është tregues i qartë se arsimi nën drejtimin e kësaj qeverie po shkon gjithnjë e më keq. Deputetët demokratë kanë shkuar në zonat e tyre nga ku ngrenë shqetësimin për braktisjen e arsimit dhe mbylljen e shkollave. 

Në qarkun e Elbasanit 18 shkolla janë mbyllur. Ky ka qenë shqetësimi i bërë publik nga deputeti i PD-së Luçiano Boçi, i cili nuk kurseu akuzat për qeverinë ‘Rama’.
Në një deklaratë për mediat, kur sot shënon edhe dita e parë e vitit të ri shkollor, Boçi tha se shqetësim mbeten klasat kolektive, ndërsa renditi listën e shkollave që mbyllen. Po ashtu ai pohoi se gjimnazi në Kusarth u dha me qira. “Ky vit i ri shkollor përveç deklaratave pompoze te Kryeministrit, qarku Elbasan e nis vitin me 18 shkolla qe mbyllen. Infrastruktura, klasat kolektive janë shkaqet që nxenesit nuk do te ulen në banke. Kjo qeveri duhet larguar për t’u siguruar femijeve tane nje te ardhme. Qarku Elbasan ka mbyllur shkollën në Kraste, Albashaj, Bodin, Xibresh Lunxh. Ndërsa gjimnazi ne Kusarth, vend në te cilin ndodhem sot, ky gjimnaz nuk i ka hapur dyert pasi është dhëne me qira. Vijojne koncensionet e qeveri”, -u shpreh Boçi

Article Logic
Execution time: 0.0039899349212646