INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Denoncimi, Përgjegjësi i Sigurisë së portit të Sarandës përdor makinën e tij si taksi për turistët [VIDEO]

Denoncimi, Përgjegjësi i Sigurisë së portit të Sarandës përdor makinën e tij si taksi për turistët [VIDEO]

Publikuar më: 21:26 24-10-2016

Të bësh biznes duke shfrytëzuar postin!

Emiljano Hoxha, i cili përgjigjet për sigurinë e portit të Sarandës, shkel rregullat e sigurisë duke futur brenda perimetrit të portit makinën e tij personale me targa AA 722, tip Benz Mercedez, të cilën e përdor si taksi  për turistet që mbërrijnë në këtë port.

Shofer taksie herë punon vetë e herë një i afëm i tij, në oraret kur ai është në detyrë.

Klientët i gjen vetë gjatë ushtrimit të kësaj detyre duke thyer kështu sigurinë portuale,  atë për të cilën është vendosur për ta ruajtur.

Tarifat që përdor me taksinë e tij të palicensuar  janë: Transporti Port -Syri i Kaltër – 35 euro

Port -Syri i Kaltër-Butrint – 70 euro.

Veten e prezanton si Emiljano Zapata dhe nu ngrurron që të presë e të orientojë drejt taksisë turistët që mbërrijnë në port, edhe pse mban uniformën e punonjësit të portit

Biseda me një punëtor të portit Sarandë. Kërkohet një taksi për katër turistë. Punonjësi të drejton te Emiljano Hoxha (shefin e sigurisë).

Fiksi – Ndonjë taksi?

Punonjësi i Portit – Taksia? O Emiljano…ku vajti Emiljano?

Punonjësi i Portit – Emiljano hajde një sekondë të lutem!

Punonjësi i Portit – Është edhe punonjës i sigurisë  këtu, punon edhe taksi.

Fiksi – Si ja kalove? Mirë je?

Emiljano (shefi i sigurisë) – Mirë.

Fiksi – Do vijnë nja katër të huaj.  Duan të shkojnë tek Syri i kaltër edhe Butrint. Ti nesër a je këtu?

Emiljano (shefi i sigurisë) – Po këtu jam. Tek porti. Do ta zgjidhim. Po nuk erdha unë do të vij një shok i imi.

Fiksi – Punon edhe ti taksi?

Emiljano (shefi i sigurisë) – Po, po.  Në rregull. Këtu më ke mua që në 06:15.

Fiksi – Do flasim.

Emiljano (shefi i sigurisë) – Kërko Emiljanon.

Fiksi – Emiljanon!

Emiljano (shefi i sigurisë) – Po Emiljanon, Emiljano Zapata biles.

Emiljano (shefi i sigurisë) – Unë jam që rri këtu. Por do jem me uniformë nesër.

Fiksi – Çfarë makine ke?

Emiljano (shefi i sigurisë) –  Një katër fenerësh të rregullt. Full, full, full.

 Biseda me Emiljano Hoxhën një ditë më vonë.

Nga Porti në Sy të kaltër- 35 euro. Nëse shkon në Butrint, pazari është 70 euro.

 Emiljano (shefi i sigurisë) – Hë more çfarë bëre?

Fiksi – S’kanë ardhur akoma ato.

Emiljano (shefi i sigurisë) – S’të erdhën e?

Fiksi – Po i pres.

Emiljano (shefi i sigurisë) – Erdhën ata, e ke këtu djalin.

Fiksi – Epo mirë.

Emiljano (shefi i sigurisë) – Me bencin tim. Ja do vij tani ai se e dërgova të bënte, nga që nuk erdhe ti e dërgova të bënte një rrugë.

Fiksi – Deri në Butrint sa lekë?

Emiljano (shefi i sigurisë) – Sy të kaltër –Sarandë apo Butrint?

Fiksi – Syri kaltër Sarandë.

Emiljano (shefi i sigurisë) – Syri kaltër- Sarandë është 35 euro.Të rrijë një orë e gjysmë atje që t’i presi. Këtu është 30 euro.

Fiksi – Po t’i marrësh nga Syri i kaltër e t’i çosh në Butrint e nga Butrinti të vijnë këtu? Të rrijnë një orë e gjysmë? Sa duan pastaj?

Emiljano (shefi i sigurisë) – Po 70 euro komplet.

 Fiksi – A ikim se janë tek hotel Butrinti. Kanë dalë dhe kanë ikur se nuk më kanë gjetur këtu. Po na presin atje.

Shoferi (kushëriri i shefit) – Ok. Hajde.

Fiksi – Cfarë e ke Emiljanon?

Shoferi (kushëriri i shefit) – Djalë tezje.

Fiksi – Për ditë punon ti? Apo kur është ai në punë?

Shoferi (kushëriri i shefit) – Jo more. Kur është ki në punë.

Fiksi – Kur është ai pa punë…

Shoferi (kushëriri i shefit)- Punon vet. Kur nuk është më merr mua.

Fiksi – Emiljano është përgjegjësi i turnit?

Shoferi (kushëriri i shefit) – I të tërë këtyrëve. I të tërë sekjuritis këtu. Të portit.

Fiksi – Sa lekë bën që të jap vëllai lekët për këto?

Shoferi (kushëriri i shefit)- Për në Sy të kaltër janë ata?

Fiksi – O vëllai të jap lekët që erdhëm deri këtu. Sa lekë do të japë?

Shoferi (kushëriri i shefit)- Një 5 mijëshe.

Article Logic
Execution time: 0.0034229755401611