INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
DENONCIMI/ Edhe ministjra e shëndetësisë 'VJEDH' doktoraturën

DENONCIMI/ Edhe ministjra e shëndetësisë 'VJEDH' doktoraturën

Publikuar më: 12:09 03-12-2018

Një tjetër denoncim ka ardhur nga "Lëvizja për Universitetin". Ata sëfundmi kanë denoncuar përdorimin që po i bëhet dijes universitare si trampolinë për karrieristët e politikës. Lëvizja për Universtitetin me anë të një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka gënjyer për punën e vet shkencore.

Ata shprehen se drejtuesit e universiteteve publike përdoren nga partia në pushtet jo vetëm që të legjitimojnë reformën famëkeqe në arsimin e lartë, por nga duart e tyre po dekorohen me tituj të pamerituar ushtarët e bindur të pushtetit që drejtojnë ministritë e këtij vendi.

Para pak kohësh Taulant Muka denoncoi plagjiaturën e ish-zv/Rektorit të Universitetit të Tiranës, ish-anëtarit të Komisionit për Reformën në Arsimin e Lartë dhe Kërkim Shkencor, e tanimë edhe ish-zv/Ministrit të Arsimit në vend, Ervin Demos.

Lëvizja Për Universitetin nëpërmjet statusit të publikuar në Facebook, tregojnë se doktoratura e Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut është e vjedhur.

''Drejtimi i një ndër ministrive më jetësore në vend i lihet dikujt që ka gënjyer për punën e vet shkencore", shkruan Lëvizja për Universitetin.

Sipas tyre ministrja e shëndetësisë e ka kopjuar thuajse në çdo gërmë nga puna shkencore e diplomantit për master shkencor nga Republika e Afrikës së Jugut, Fannie Mnisi.

Herë pas here në tekst duket se është zëvendësuar emri i lokalitetit Albert Luthuli me emrin e Tiranës, për të dalë në konkluzionet “shkencore” për famëkeqin landfill të Sharrës.

Lëvizja për Universitetin nuk ndalet me kaq, ata kërkojnë shkarkimin e menjëhershëm të Ogerta Manastirliut nga posti i Ministres së Shëndetësisë. Gjithashtu paralajmërojnë se janë zotuar të luftojë për përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë duke denoncuar abuzuesit me të, qofshin ata pedagogë që s’e meritojnë këtë emër, drejtues-bajraktarë, ministra a kryeministra.

levizjaperuniv.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0039010047912598