INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dënohet  55 vjeçari, mbante nën presion ish të dashurën: Do të të nxjerr videot tona të seksit

Dënohet 55 vjeçari, mbante nën presion ish të dashurën: Do të të nxjerr videot tona të seksit

Publikuar më: 20:38 27-11-2016

Telefonatata dhe kërcënimet e shpeshta  nga 55 vjeçari  janë kthyer në një makth të vërtetë për ish të dashurën e e tij dhe mamanë e saj.

Kërcënimet kanë qenë nga telefonatat e SMS-të me shprehjet “do ju pres fytin”, “do ju vras”, deri te mbajtja nën presion për publikimin në internet të fotove dhe videove intime të ish-të dashurës.

Por jo vetëm kaq, pasi 55 vjeçari edhe i ka ndjekur dy femrat duke terrorizuar kështu për më shumë se një vit.

Mes pasigurisë dhe frikës së shkaktuar, Tomas B. është kallëzuar dy herë nga E. M., e ëma e vajzës me të cilën ai kishte pasur një lidhje.

Kallëzuesja pretendon se dhe vajza vetë e ka shkëputur përpara tetë muajve lidhjen me këtë person. Pavarësisht kësaj shkëputjeje, i pandehuri ka vazhduar t’i shqetësojë, kërcënojë, fyejë e shajë nëpërmjet thirrjeve e komunikimeve telefonike shtetasen E. dhe vajzën e saj A. K

Kallëzimi i parë ka qenë në mars 2015, ndërsa i dyti në maj 2016. Tomas B. u dërgua si i pandehur në Gjykatën e Tiranës, e cila më 16 nëntor përfundoi gjykimin e çështjes në ngarkim të tij. Ai u shpall fajtor për akuzën e “përndjekjes” ndaj dy personave dhe u dënua përfundimisht me 7 muaj e 20 ditë burg. Gjatë gjykimit ai ka pranuar fajësinë, si dhe është shprehur plotësisht i penduar dhe i keqardhur për gjithë ç’kishte ndodhur.

Article Logic
Execution time: 0.00341796875