INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dënohen me vdekje 45 militantë në Libi

Dënohen me vdekje 45 militantë në Libi

Publikuar më: 09:14 16-08-2018

45 militantë janë dënuar me vdekje nga një gjykatë penale libiane, për vrasjen e demonstruesve në Tripoli në vitin 2011. Militantët u akuzuar për hapjen e zjarrit ndaj dhjetra njerëzve, pasi forcat rebele u mbyllën në kryeqytet gjatë kryengritjes kundër ish-udhëheqësit Kolonel Muammar Gaddafi. Ky është numri më i madh i dënimeve me vdekje që është dhënë, që nga përmbysja e regjimit. Libia ka luftuar për të rivendosur paqen që nga kryengritja shtatë vjet më parë. Përveç 45 të dënuarve me vdekje, 54 të tjerë morën dënim me 5 vite burg, ndërsa 22 militantë u liruan nga akuzat lidhur me vdekjen e demonstruesve. Incidenti i vitit 2011 ndodhi kur banorët e rrethit Abu Salim të Tripolit dolën në rrugë për të festuar para kohe çlirimin e kryeqytetit. Por ata u qëlluan për vdekje pranë një autostrade nga banorët pro-Gaddafit që jetonin aty pranë.
Dënimet me vdekje të njoftuara të mërkurën janë të parat që njihen nga gjykata e Tripolit që nga viti 2015, raporton korrespondenti i BBC-së në Afrikën e Veriut, Rana Jaëad. Në atë kohë, dhjetra zyrtarë të lartë të regjimit të Gaddafit, përfshirë djalin e tij Saif al-Islam, u dënuan me vdekje nga skuadra e pushkatimit.

Article Logic
Execution time: 0.0029280185699463