INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Denar Biba largohet nga KQZ i pakënaqur dhe me metafora të forta! Ja ç’thotë…

Denar Biba largohet nga KQZ i pakënaqur dhe me metafora të forta! Ja ç’thotë…

Publikuar më: 15:20 22-05-2017

Kreu i KQZ, u largua për shkak të marrëveshjes politike Rama - Basha, por Denar Biba duket se është më i pakënaquri nga të gjithë ata që u detyruan të dorëzojnë postet publike. Biba ka zgjedhur ta bëjë vetë publike letrën e dorëheqjes, të cilën e shoqëron edhe me një koment. Aksident profesional e quan largimin e tij nga drejtimi i KQZ, Biba duke përdorur dhe një shprehje të ngjashme me atë të popullit, “kalova lumin...të dh….a kalin!
“Ky ndryshim kuajsh në mes te lumit, i padëshirueshëm nga këndvështrimi i ngushtë i stabilitetit të institucioneve, por i nevojshëm për stabilitetin e vendit. Personalisht e konsideroj një aksident profesional përgjatë një karriere të konsoliduar, që nuk ka asnjë pasojë të pakthyeshme,” shkruan ish kreu i KQZ, Biba.

Article Logic
Execution time: 0.0037169456481934