INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëmi që iu bëjmë fëmijëve kur themi këto 4 shprehje...

Dëmi që iu bëjmë fëmijëve kur themi këto 4 shprehje...

Publikuar më: 17:02 03-01-2017

Fëmijët janë qëniet më të ndjeshme.

Ashtu siç janë shprehur dhe psikologët, truri i tyre është i butë si plastelina. Fjalët e ashpra ndikojnë aq shumë tek ta deri në rritje, prandaj, prinndër, bëni kujdes herës tjetër që ngrini zërin. Përpiquni të gjeni mënyrën e duhur të komunikimit. Herës tjetër që do të përdorni një nga këto shprehje, kuptoni dëmin që iu shkaktoni atyre.

 

  1. “Je shumë i/e ndjeshëm/e.”
    Sipas psikologëve, shumë fëmijë lindin me një system nervor të akorduar. Si rezultat, ata reagojnë shpejt për gjithçka. Prindërit të cilët kanë fëmijë të tillë, bëjnë gabimin t’i mësojnë të bëhën më të “fortë”. Në fakt ndodh që me kalimin e kohës ata të kalojnë në një gjëndë apatie ndaj të tjerëve, pasi ata janë mësuar që emocionet nuk kanë rëndësi. Sipas psikologes Elinor Bashe, prindërit duhet t’i pranojnë emocionet e fëmijëve të tyre sado absurd të duken në disa raste.
  2. “Kështu është jeta.”
    Kur fëmija juaj vjen në shtëpi i mërzitur pasi u ndje I refuzuar, me siguri ju vjen të thoni se kështu e ka jeta dhe kjo është diçka e zakonshme. Në fakt këtë mund t’ia thoni një 25-vjeçari, por fëmija juaj e ka të pamundur ta kuptojë se ekperiencat e tij janë të zakonshme. Nëse shpreheni kështu, me shumë gjasa do të ndihen fajtorë dhe konfuzë. Në vend të saj merreni të mirqënë ekperiencën e tyre.
  3. “Sepse kështu them une!”
    E kuptojmë, fëmija juaj nuk do të shkojë në shtrat në orën 20:00 dhe ju të lodhur i ktheni këtë përgjigje të prerë. Megjithatë kjo shprehje është një nga më të tmerreshmet. Kjo sepse i bën ata të mos durojnë dot idene se duhet të pranojnë një urdhër dogmatik. Ndryshe mësoijini ata me metoda të tjera se autoriteti juaj ka rëndësi në zhvillimin e tyre.
  4. “Pusho!”
    Fëmijët e kuptojnë që në një moshë fare të vogël se fjala “Pusho!” është si një lloj fyerje për ta. Nëse doni t’i mbani të qetë, jepjuni lirinë të bëjnë zhurmë deri në n jë orë të caktuar dhe më pas me qetësi bëjauni të qartë se është koha të rrinë urtë.
Article Logic
Execution time: 0.0038049221038818