INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Del për pije me ''sozinë'' e saj, por me siguri s’do e dalloni cila është Klea Huta! Elgit, ti mund të na ndihmosh! [VIDEO]

Del për pije me ''sozinë'' e saj, por me siguri s’do e dalloni cila është Klea Huta! Elgit, ti mund të na ndihmosh! [VIDEO]

Publikuar më: 20:19 12-09-2018

E mohuan për disa kohë, por ata janë tashmë një çift i konsoliduar dhe një nga dyshet më të preferuara të publikut. Klea Huta dhe Elgit Doda gjithnjë e më shumë po shfaqen në shoqërinë e njëri-tjetrit duke e jetuar dashurinë e tyre tashmë publikisht. Mirëpo ditën e sotme nuk ishte Elgiti ai që po e shoqëronte Klean për një pije, por aktorja e njohur Linda Jarani.

Në një video të publikuar në profilet e tyre në Instagram, shfaqen në një restorant në Tiranë ku Linda i pin të gjithë pijen Kleas. Përveç humorit, ajo që vihet re është ngjashmëria mes tyre pasi kanë bërë të njëjtin model flokësh dhe kur i sheh në profil duken pothuajse identike saqë për një moment u ngatërruam dhe nuk e gjetëm se cila ishte Klea (s’kemi faj, ngjani shumë).

hut.jpg

 

Mirëpo pasi e pamë 2-3 herë videon, u bindëm, ama me siguri Elgiti do e ketë gjetur me të parën.

Article Logic
Execution time: 0.0039410591125488