INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Del për herë të parë FOTO e 'të fortit' të Elbasanit që tentoi të vriste policët e...

Del për herë të parë FOTO e 'të fortit' të Elbasanit që tentoi të vriste policët e...

Publikuar më: 13:01 10-12-2018

Ka dalë për herë të parë fotoja e 30-vjeçarit të konsideruar si ''i forti i Elbasanit'', Suel Çelës. Ai akuzohet për tentativë vrasje të efektivëve të policisë së Elbasanit, në incidentin e rëndë të ndodhur në tregun agro-ushqimor të këtij qyteti më 18 shtator të vitit 2017.

Çela konsiderohet nga policia si një person me rrezikshmëri të lartë.

Në foton e publikuar nga Policia e Shtetit jepet emri dhe mbiemri tjetër i 30-vjeçarit si: Marjus (Suel) Petrit Lulaj (Çela).

Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, mjetin “Audi” që goditi policinë më 18 shtator, e ka drejtuar Suel Çela.
Incidenti, nga i cili u publikuan dhe video shkaktoi një reagim të madh në radhët e strukturave të policisë së Shtetit duke u bërë lajmi kryesor në mediet shqiptare.

suelcela.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0042209625244141