INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Del para gjykatës autori i masakrës në Zelandën e Re. Pamja e tij...

Del para gjykatës autori i masakrës në Zelandën e Re. Pamja e tij...

Publikuar më: 11:43 16-03-2019

Autori i masakrës në Zelandën e Re ku mbetën të vrarë 49 persona është paraqitur para gjykatës. Brenton Tarrant, 28-vjeçar, i cili ka shtetësi australiane, është paraqitur në gjykatë me duar të lidhura me pranga dhe me një rrobë të bardhë për të burgosur, ndërsa akuzohet për vrasje masive.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, tha se sulmuesi ka përdorur pesë armë për ta kryer sulmin, duke shtuar se ligjet për armëmbajtje në shtetin e saj do të ndryshojnë.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Arden, tha se sulmuesi ka përdorur pesë armë për ta kryer sulmin, duke shtuar se ligjet për armëmbajtje në shtetin e saj do të ndryshojnë. Përveç të dyshuarit kryesor, në paraburgim janë duke qëndruar dhe dy persona të tjerë. Sipas autoriteteve, asnjëri prej tyre nuk ka të kaluar kriminale.

Por masakra mund edhe të thellohej më tepër, nëse një djalë nuk do i hiqte armët në dora sulmuesit. Bëhej fjalë për një djalë, i cili kujdesej për xhaminë Linwood, njëra ku ndodhi sulmi më armë. Ai arriti ta ndalojë Scott Morrison ose Brenton Tarrant sic njihej në rrjetet sociale që të mos vriste më shumë persona, duke i hequr armën nga dora.

Kryeministrja e Zelandës së Re tha se armët e përdorura në këtë sulm kanë qenë të modikuara dhe se vetura e sulmuesit të dyshuar ka qenë e mbushur me armë, duke dhënë shenjë se ai ka pasur për qëllim që ta vazhdojë sulmin dhe të vrasë më shumë njerëz, shkruan BBC. Ajo shtoi se shteti do të ofrojë ndihmë financiare për familjarët e viktimave dhe për ata që kanë qenë të varur financiarisht nga personat e vrarë.

Article Logic
Execution time: 0.0035858154296875