INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deklaratë e fortë e Metës, do bllokoj Rilindjen

Deklaratë e fortë e Metës, do bllokoj Rilindjen

Publikuar më: 08:33 24-07-2019

Presidenti Meta shprehet se Rilindja nuk do të jetë e ardhmja e Shqipërisë dhe se ai do është në atë post për ta bllokuar.

Në një intervistë për emisionin Tempora me gazetaren Sonila Meço, Meta tha se Rilindja nuk mund të jetë e ardhmja sepse ajo është çbërja e çdo gjëje kombëtare dhe publike.

Gazetarja: Një ndër përgjegjësit që ky njeri është në krye të qeverisë e keni dhe ju, çfarë ndjeni ju kur jua thonë vazhdimisht këtë gjë?

Presidenti Meta: Unë kam këtë përgjigje për të gjithë, gjithmone kam respektuar vullnetin e popullit shqiptarë dhe do ta respektojë deri në fund. Unë nuk punoj që të jem e ardhmja e Shqipërisë, mendoj që Shqipëria ka nevojë për një të ardhme të sigurt dhe në cdo rast e ardhmja e Shqipërisë nuk do të jetë Rilindja dhe për këtë do të jeni të sigurt, dhe unë jam këtu për ta garantuar këtë gjë.

Gazetarja: Si e garantoni ju kete gje? Ju jeni President.

Presidenti Meta: E ardhmja e Shqipërisë, se çfarë do të jetë se do të jetë Parti Socialiste a do të jetë Parti Demokratike a do të jetë një forcë e re poltike, për mbrojtjen e sovraniteti Shqipërisë këtë gjë nuk e di. Por që s’mund të jetë sepse thelbi i Rilindjes është çbërja e çdo gjëje kombëtare dhe publike. Kjo nuk di të jetë e ardhmja. Unë të gjitha nuk jam për t’i treguar këtu, prandaj jam këtu për 28 vjet që të mbroj interesat e këtij vendi dhe jo për të zgjidhur hallet e mia personale.

Gazetarja: Si do ta bllokoni?

Presidenti Meta: Epo të gjitha nuk do t’i tregoj sot.

Article Logic
Execution time: 0.0034530162811279