INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Degradoi debati! Sindi u përlot në studio, Melisa bën të papriturën pas shumë ofendimeve [FOTO]

Degradoi debati! Sindi u përlot në studio, Melisa bën të papriturën pas shumë ofendimeve [FOTO]

Publikuar më: 12:39 07-01-2021

Ditën e djeshme në ‘Përputhen’ u transmetua takimi i Sindit dhe Mevlanit, i cili ishte i mbushur me plot tension, ku situata agravoi deri në të shara dhe ofendime dhe takimi u mbyll me largimin e Sindit. (SHIKO KETU).

Pas transmetimit të takimit, Sindi foli për shkollimin e saj në Rumani, dhe vështirësitë që i janë dashur të kalojë për tu arsimuar, vështirësi jo vetëm të sajat, por edhe të familjes.

Ndër të tjera Sindi shtoi se ndihet shumë krenare për veten dhe atë farë ka arritur të bëjë, duke sqaruar se asnjëherë nuk ka pasur për qëllim të përmendë shkollimin e saj për të ofenduar të tjerët, Mevlanin, konkretisht.

"Atë pjesën e shkollimit nuk di pse të gjithë e përmendin sikur unë dua të ul të tjerët. Kur unë nuk e kam bërë asnjëherë. Unë thjesht ndihem krenare për shkollimin që unë kam bërë dhe për të gjitha sakrificat...ndjesë se jam shumë e emocionuar. Ju nuk e dini çdo të thotë të përballojë një femër e vetme....4 vite unë kam pasur sakrifica dhe ti si emigrant duhet të më kuptosh më mirë se tjerët.

Fakti që ti e përmend sikur unë të shes mend për dy pare shkollë që unë kam bërë, vetëm se unë jam krenare. Unë ndihem krenare sepse jam larguar 18-vjeç nga shtëpia, për një jetë më të mirë dhe në ato katër vite unë kam sakrifikuar aq shumë, kohën time, qoftë dhe të përjetoja një dashuri, ju të tjerët mbase e keni pasur mundësinë...nuk ishte zgjedhja ime kur unë duhet të punoja nga mëngjesi deri në darkë, për të siguruar jetesën time dhe për të mos i rënë në qafë familjes time", u shpreh Sindi.

Ndërkohë që Sindi foli për këtë periudhë të saj, ajo nuk mundi t’i fshihte emocionet dhe u përlot. Mirëpo një përqafim i erdhi shume shpejt nga Melisa në shenjë mbështetjeje dhe inkurajimi.

Kujtojmë se ky përqafim, vjen pas disa debateve të forta mes dyshes, ku nuk kanë munguar ofendimet nga më të rëndat.

 

seg.png

Article Logic
Execution time: 0.0034210681915283