Vendimi i Ramës për të dëbuar ambasadorin iranian nga Shqipëria është përshëndetur nga Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu. “Lajme të rëndësishme nga Shqipëria sot. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dëbuar ambasadorin Iranian nga Tirana. Me këtë, kreu i qeverisë Rama i ka dërguar një mesazh të qartë regjimit radikal islamik të Iranit – që komplotet e sulmeve terroriste e kanë një kosto,” shkruan Netanjahu.
Shqipëria shpalli persona të padëshiruar (non grata) ambasadorin e Republikës Islamike të Iranit në Tiranë Gholamhossein Mohammadnia si dhe një zyrtar tjetër tjetër të ambasadës, për shkak se dyshohet se janë përfshirë në veprimtari që lidhen me terrorizmin.









23 Oct 2025 





