INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Debati rihapet të legalizohet a jo kanabis dhe prostitucioni

Debati rihapet të legalizohet a jo kanabis dhe prostitucioni

Publikuar më: 13:12 28-09-2016

Ka rinisur sërisht debati në lidhje me legalizmin e kanabis dhe prostitucionit. Vëmendjen sëfundmi e kthehu Kreu i Dhomës së Tregëtisë, Nikolin Jaka, po debati ka kohë që zjen.
Më i herëshmë është ai për legalizmin e hashashit një propozim ky që u bë dy vjet më parë në komsionet parlamentare nga ish deputeti socialist, Koço Kokëdhima, por që nuk u mirëprit fare nga Ministri i Bujqësisë, Panariti, e më pas e nga shumë të tjerë ku spikati dhe Ministri, Sajmir Tahiri, i cili dhe sot e kundështon po njëlloj.
Në datën 20 nëntor 2014 Kokëdhima tha: “Legalizimi i hashashit do të sillte shumë fitime për shqiptarët. Ai të përdoret për medikament. Ju shkon mendja juve që ta ruani këtë gjë dhe të liçenconi për eksport për industrinë farmaceutike një prodhim të arsyeshëm, apo thjesht ne duhet ta zhdukim sepse kemi frikë? Europianët nuk kanë frikë të liçencojnë njerëzit e tyre që të prodhojnë duke paguar taksa, ndërsa ne kemi frikë se mos na quajnë të tjerët që mos na identifikojnë me këta që prodhojnë drogë dhe kanabis ilegalisht”.
Po Kokëdhima edhe pse u has me shumë kundështi nga politikanë, por dhe mjekë, nuk e la me kaq po doli dhe prezantoi nismën edhe në studio televizive.
Mjekët në atë kohë e thanë qartë që: “Shtetit nuk ka infrastrukturë ku vendi i kultivimit të ruhet me policë, fabrikat të punojnë për ta kthyer kanabisin në tablet dhe se do ta etiketonin Shqipërinë si një ndër vendet më problematike të kultivimit të lëndëve narkotike. Nëse do të ndodhë liçensimi, Shqipëria në botë do të renditet pas Hollandës, Uruguai. Kolorados, Alaskës dhe Ëashingtonit, që e kanë marrë këtë vendim.”
Po e Kokëdhima pa që mbështetja ishte e papërfillshme dhe e la këtë çështje, ndërsa sot ai s’është më deputet dhe me sa duket “stafetën” ia ka lënë drejtuesit të biznesit, Nikolin Jakës.
A do dështojë apo do merret seriozisht propozimi i Nikolin Jakës kjo për momentin nuk dihet?

DEBATI PËR PROSTITUCIONIN

Një tjerë debat i hapur është dhe legalizmi i prostitucionit e kjo pikë në fakt gjithnjë e më shumë duket se është më afër finalizmit. Pasi ka një vit që kanë nisur përgatitjet ligjore, pasi Gjykata e Lartë, i kërkoi Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin e paragrafit të parë të nenit 113 të Kodit Penal, në të cilin thuhet:
“Ushtrimi i prostitucionit dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Dhënia e shpërblimit për përfitim personal të prostitucionit dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.”
Pra të mos dënohen vajzat që zgjedhin të prostituojnë, pasi në kërkesën e Gjykatës së Lartë ka dhe një shpjegim, se ky nene bie ndesh dhe me nenin 6 të Konventës për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave
 “Jo vetëm dënimi deri në 3 vjet është i pajustifikuar, por edhe ndëshkimi në vetvete nuk qëndron, sepse vajzat dhe gratë janë shpesh viktima të prostitucionit dhe trafikimit për qëllime seksuale. Vepra penale e ushtrimit të prostitucionit nuk mund të synojë riedukimin dhe më pas integrimin e ushtrueses së prostitucionit, prandaj dhe nuk i përgjigjet kërkesës kushtetuese të përpjesëtueshmërisë mes dënimit penal dhe veprës së kryer në këndvështrim të nenit 17/1 të Kushtetutës”, argumentoi një vit më parë Gjykata e Lartë.
Po Gjykata Kushtetuese dha argumeta të tjera që e rrëzuan këtë propozim.
Gjithësesi Euralius që është një mision teknik, i cili i u ofron asistencë institucioneve shqiptare në muajin prill të këtij viti bëri disa sugjerime në lidhje me shumë ndryshime që duhet ti bëhen Kodin Penal që të përafrohet me legjislacionin e BE-në, ku mes tyre ishte dhe një pikë që i hap në një farë mënyre rrugë legalizimit të prostitucionit në Shqipëri.
“Duhet të verifikohen krimet, përkufizimi i tyre dhe veçanërisht proporcionaliteti i dënimeve në raport me ashpërsinë e llojeve të ndryshme të krimeve. Në ketë aspekt duhet të merren disa vendime politike. Marrë si shembull, shtetet europiane janë duke diskutuar aktualisht dënimin e prostitucionit duke ndjekur modele të ndryshme. Disa shtete janë më liberale në qasjen e tyre duke u mundësuar prostitutave daljen pa probleme, pa patur frikën e sanksioneve penale, dhe e kufizojnë dënimin në rastet e prostitucionit të detyruar, përfshirjes së fëmijëve dhe raste të tjera të rënda. Neni 113 dhe Neni 115 duhet të shfuqizohen. Por meqenëse kjo mund të çojë në një diskutim politik i cili mund të shtyjë reformën, ky vendim mund të merret më vonë,” – shkruhet në deklaratën e EURALIUS.
Euralius në fakt e ka fjalën për tu shfuqizuar këto nene, ku dhe një vit më parë dhe Gjykata e Lartë ia kërkoi asaj Kushtetuese.

Neni 113 i Kodit Penal
Ushtrimi i prostitucionit dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Dhënia e shpërblimit për përfitim personal të prostitucionit dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Neni 115 i Kodit Penal
Mbajtja, shfrytëzimi, financimi, dhënia me qira e lokaleve për ushtrim të prostitucionit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet.
 
Pra gjithçka është e qartë se dhe ndërkombëtarët kanë folur se duhet të mos dënohen më prostituta ndërsa në lidhje me legalizmin e hashashit ende nuk kanë dhënë ndonjë opinion.

Article Logic
Execution time: 0.0035438537597656