INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Debati presidencial në 1 minutë: Deklaratat pikante të kandidatëve [VIDEO]

Publikuar më: 11:04 27-09-2016

Debati i parë, nga tre gjithsej, u ngrit mbi tre shtylla kryesore: drejtimi i vendit, mirëqenia dhe siguria e SHBA-ve.

Ekonomia dhe vendet e reja të punës ishte pika e parë ku Clinton e Trump ashpërsuan gjuhën. Kandidati republikan akuzoi ish-Sekretaren e Shtetit se nuk kishte një plan për krijimin e vendeve të reja të punës, por përgjigjja e Clinton ishte: “Donald, ne e dimë që jeton në botën tënde”.

Ish-Sekretarja e Shtetit kritikoi rivalin republikan për lëvdatat ndaj presidentit rus, Valdimir Putin si dhe për nxitjen që “hacker”-ët rusë të ndërmarrin sulme kibernetike ndaj qeverisë amerikane.

Clinton kritikoi Trumpin edhe për çështjen e armëve bërthamore, që ajo tha se ai i trajton me shkujdesje. “Qëndrimi i tij për armët bërthamore është thellësisht tronditës. Shtet e Bashkuara do t’i respektojë marrëveshjet me aleatët”, tha Clinton qe shtoi se nuk mund t’i lihen kodet një njeriu që nervozohet pas një “statusi” në Twitter.

Article Logic
Execution time: 0.0036909580230713