INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Debate në komision. Xhaçka: Sulmi ndaj Meçollarit hakmarrje e Berishës

Debate në komision. Xhaçka: Sulmi ndaj Meçollarit hakmarrje e Berishës

Publikuar më: 13:10 06-03-2018

Debati dhe akuzat e ndërsjellta kanë shoqëruar seancën dëgjimore me ministren e Mbrojtjes,Olta Xhaçka, në Komisionin e Sigurisë. E thirrur nga opozita për të dhënë shpjegime mbi procedurën që përzgjodhi Artur Mecollarin në ekipin negociator për bisedimet me Greqinë, Xhaçka tha se ai është shkarkuar padrejtësisht nga detyra. Ministrja deklaroi me bindje se akzuat ndaj Meçollarit janë shpifje politike qesharake.
Olta Xhacka:
Akuzat, për të poshtëruar jo një individ, por një proces të tërë që ka të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë. Në vitin 2012, Meçollari u largua nga detyra padrejtësisht, arsyet e vërtetë janë se nuk pranoi të firmoste për disa baza detare nga plani i përhapjes. Meçollari nuk pranoi t’ua jepte bazat detare, miqve dhe familjarëve të Berishës. Deri këtu shihet se Meçollari nuk ka punuar kundër interesave të vendit.
Por demokratët akuzuan ministren se po kthehet në një avokate personale të Meçollarit.
Salianji:
Nuk mund të përfshihet në një proces të rëndëshishëm kombëtar, kur ka akuza kaq të rënda politike a ka integritetin e duhur për të qënë pjese e negociatave dhe cfarë interesi keni ju që ktheheni në një avokate të këtij personi.
Debatet mes deputetëve dhe ministres Xhaçka janë shndërruar në akuza dhe sulme personale madje edhe familjare.

Xhaçka:

Një deputet nuk flet sikur është në rrugë- Ju zoti Noka si spiun i serbëve duhet ta dini mirë këtë gjë apo jo?
Myslim Murizi: Me të thënë të drejtën këtë punën e spiunëve e kam qejf, rri rehat s emund të gjej ndonjë dosje të shtëpisë sate.
Xhaçka: Goditjet nën brezë alla kohës së xhaxhit nuk impresionojnë asnjë, keni mbetur nostagjik i kohës së vjetër. Me babën time laje gojën mirë para se të flasësh. Nuk kemi ardhur që ti shtojmë intelektit tënd biografin e Mecollarit, ju emisarin politik e bëtë shumë mirë keni marr notën 10.
Ministrja e Mbrojtjes i tha përgjigje edhe pyetjes se përse u përgjua Meçollari duke e konsideruar si të turpshëm, veprimin e shërbimit të inteligjencës së asaj kohe. Po kështu Xhaçka sqaroi se marrëveshja e re me Greqinë do të negociohet pas marrjes së autorizimit nga Presidenti, ndërsa ajo e 2009 u arrit pa marrë autorizimin e kreu të shtetit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0041091442108154