INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dasma 1 milionë dollarëshe  e modeles së “Playboy”  që u martua me milionerin 63 vjeçar nga Egjipti [FOTOVIDEO]

Dasma 1 milionë dollarëshe e modeles së “Playboy” që u martua me milionerin 63 vjeçar nga Egjipti [FOTOVIDEO]

Publikuar më: 15:21 15-11-2016

Një Top Modele ka shpërndarë videon e dasmës së saj me një biznesmen egjyptian i cili ishte 37 vjet më i madh se ajo.

Modelja 26 vjeçare, Xenia Deli  u martua me 63 vjeçarin Fathi Rabah Al-Sharif.

Ata e bënë martesën e tyre në ishullin e njohur grek, Santorini, gjatë muajit qershor.

Modelja e Playboy e cila u bë e njohur për  pjesëmarrjen në klipin ‘What do you mean” të Justin Bieber, tashmë vihet në qendër të medias sociale  për dasmën e saj lukzose.

Dasma e zhvilluar në fshatin Pyrgos, thuhet se kushtoi 1 milionë euro.

Videoja tregon gjithashtu nusen e cila dukej mahnitëse e veshur me fustanin e mrekullueshëm të dizenjuar posaçërisht për të nga stilisti i njohur Zuhair Murad.

Deli nuk është përpjekur aspak të fshehë dallimin e moshës mes saj dhe bashkëshortit   Al-Sharif i cili është president i grupit të bizneseve “Admiral”.  Madje ajo iu është përgjigjur personalisht edhe kritikëve online.

Pas dasmës, çifti i sapomartuar shijoi disa ditë me diell në Santorini para se të udhëtonin drejt Zvicrës. 

tgbyjyj.jpg

jhnbuybio.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033628940582275